PD, pro Metës për negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2018-05-11

0 Views

01:44

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita mbështet kreun e shtetit shqiptar ne lidhje me kërkesën e tij per t?u informuar per ekipin dhe çështjet qe do te negociohen me palën greke para se te jape autorizimin per plotfuqi. Nënkryetari i komisionit te jashtëm Tritan Shehu deklaron se keto kërkesa legjitimohen nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese ne vitin 2010, e cila u vu ne lëvizje nga vete Partia Socialiste.



?Ministria e Jashtme eshte e detyruar te beje kërkese përpara nisjes se negociatave presidentit te republikës duke i shpjeguar qartësisht metodiken, objektin, përfundimin e pritshëm kush do ta negocioje me emra e mbiemra, edhe me CV përkatëse dhe te gjitha detajet e tjera.?



Pavarësisht ndryshimit te ligjit per lidhjen e marrëveshjeve i cili i njeh presidentit te republikës vetëm kompetencën e autorizimit, sipas Shehut te drejtat e kreut te shtetit rrjedhin drejtpërdrejte nga kushtetuta.



?Asnjë ligj i votuar me shumice te thjeshte nuk mund te dale mbi ligjet kushtetuese qe është vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Nëse qeveria Rama mendon qe interpretimi qe ka bere Gjykata Kushtetuese ne 2010 nuk qëndron me duhet te kërkonte nje riinterpretim te Gjykatës Kushtetuese ose te hyje ne parlament, te beje numrat e te kërkoje ndryshimin e kushtetutës per kete pike, tjeter rruge nuk ka.?



Nje dite me pare presidenti i republikës Ilir Meta doli para medias per te shpjeguar pse nuk e ka dhëne ende autorizimin si dhe cfare informacionesh pret nga Ministria e Jashtme para se te vendose ne lidhje me negociatat per Greqinë.

Trending Videos - 28 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 28, 2024