Prenga: Kam qëlluar ne ajër dhe për vetëmbrojtje - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2015-11-30

4 Views

01:11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Armando Prenga, mbron versionin se ka qëlluar ne ajër dhe per vetëmbrojtje mesnatën e se premtes ne konfliktin me pjesëtaret e familjes Cali ne Laç, ku mbeten te plagosur 7 persona. Nëpërmjet avokatit, Baftjar Rusi, ai ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga prokuroria dhe thotë se behet fjale per nje skenar qe tenton t?i njollose figurën. Sipas avokatit, Prenga ka qëlluar në ajër me pistoletën që mbante me leje i detyruar në kushtet kur Gjok Cali dhe anëtarë të tjerë të familjes i bënë pritë ne kthim nga Laguna e Patokut.?Mbrëmjen e së premtes një makinë i ka prerë rrugën dhe është kërcënuar me thikë nga Gjok Cali. Para rrezikut për jetën, ai pranon se ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër. ?Personi në fjalë ka ikur me vrap dhe ka hedhur thikën. I thashë vëllait të bëjë denoncimin dhe vetë shkova në lokalin e tij në Patok. Aty nuk e gjeta dhe shkova në një lokal në Kurbin, ku hynë disa persona dhe nisi një përleshje. Nga kjo përleshje janë plagosur rëndë nga të dyja palët.?Ai hedh poshtë dyshimet e policisë se ka qenë i përfshirë në konfliktin para ambienteve të komisariatit të Kurbinit. Avokati Rusi e publikoi këtë variant te ngjarjes pak momente para mbledhjes se këshillit te mandateve për autorizimin e arrestimit te deputetit Prenga.

Trending Videos - 18 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 18, 2024