Protesta të dhunshme në Podgoricë - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2015-12-02

1 Views

01:44

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tensionohet situata politike ne Malin i Zi, ku opozita ka përshkallëzuar protestat, duke kërkuar dorëheqjen e qeverise se kryeministrit Milo Gjukanoviç dhe zgjedhje te parakohshme. Ndonëse kete te hëne rrugët e Podgoricës ishin te qeta, mbrëmjen e se dielës u shënuan përplasje te dhunshme mes policisë dhe mijëra protestuesve te mbledhur pranë parlamentit dhe qeverise. Një polic mori plage te renda dhe 5 te tjerë pësuan lëndime ne trup. 15 demonstrues u arrestuan. Turmat qëlluan me gurë e shishe forcat e rendit, qe përdoren gazin lotsjellës per t? shpërndare. Lideri i bllokut kryesor opozitar Fronti Demokratik, Andrija Mandic i dha ultimatum kryeministrit, qe deri te shtunën te dorehiqet dhe te vendose per krijimin e nje qeverie kalimtare, ose ne te kundërt i gjithe populli do te mblidhet ne Podgorice. Opozita prej tre javësh kishte ngritur çadra perballe ndërtesës se parlamentit dhe mëngjesin e se shtunës policia ndërhyri per largimin e tyre, c?ka solli vendimin per proteste. Opozita e akuzon qeverinë se përdor metoda autoritare dhe presion ndaj kundërshtarëve politikë. Pas situatës se tensionuar, presidenti malazez Filip Vujanovic kërkoi respektimin e kushtetutës dhe rendit publik dhe u drejtoi nje apel forcave politike t?i zgjidhin mosmarrëveshjet ne institucionet shtetërore. Per ngjarjet reagoi edhe përfaqësuesja e OSBE per lirinë e medias, Dunja Mijatovic, e cila shprehu shqetësimin edhe per arrestimin e dy gazetareve qe pasqyronin protestat ne Podgorice. Këto zhvillime ndodhin, ndërsa Mali i Zi pret te marre nje ftese per anëtarësimin ne NATO dhe Partia Socialdemokrate e kryeministrit Gjukanovic e akuzon Frontin Demokratik se po pengon vendit ne rrugën e integrimit.

Trending Videos - 27 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 27, 2024