Protesta te dhunshme ne Athine - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2019-01-20

1 Views

01:14

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mijera qytetarë grekë u mblodhën nën sheshin ?Sintagma? të Athinës në shenjë proteste kundër marrëveshjes së Prespës. Ata hidhën tymuese, si dhe bojë mbi punonjësit e policisë, madje disa prej të tyre edhe janë goditur me sende të forta. Me pankarta në duar ku shkruhej ?Maqedonia është Greqi?, tubuesit kundërshtuan emrin e ri të vendit fqinj, ?Republika e Maqedonisë së Veriut?. Ata thanë se Marrëveshja e Prespës është një tradhëti ndaj popullit grek. Ndërkohë në qendër të Athinës, pranë parlamentit, autoritetet angazhuan më shumë se 2 mijë efektivë policie, dronë, helikopterë dhe pompa uji me presion. EfekteProtestat në vendin fqinj vijnë vetëm një ditë pasi kryeministri grek Aleksis Cipras depozitoi në parlament marrëveshjen e prespës. Ligjvënësit do të debatojnë këtë javë dhe më pas marrëveshja do të kalojë për votim më 25 janar. Edhe pse klima politike në Athinë duket jo e qetë pas largimit të partnerit të Cipras nga koalicioni, Panos Kammenos, kryeministri grek duket I qetë për shkak se ai ka siguruar shumicën e votave, më mbështetjen edhe të opozitës.

Trending Videos - 13 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 13, 2024