Report TV - Kënd lojërash për fëmijë e të rinj te Liqeni, hiqen 3 pemë mblillen 3 mijë

By : Report TV

Published On: 2016-02-15

0 Views

01:32

TIRANE - Një kënd lojërash për fëmijë por edhe të rinjtë dhe do të ndërtohet në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka sqaruar se për realizimin e këtij projekti do të ketë 10 ndërhyrje, ku parashikohet të zhvendosen vetëm disa pemë të sëmura, për tu mbjellë më tej 3 mijë pemë të reja.

Për këtë projekt pati reagime të shoqërisë civile dhe opozitës në rrjetet sociale të cilat ngritën zërin për prerje të pemëve në mënyrë të "fshehtë" nga ana e Bashkisë. Ndaj Veliaj ka sqaruar se projekti është prezantuar prej tij në mesin e qytetarëve qe prej muajit tetor.

"Për ata që bërtasin, ne po ndërtojmë Tiranën të jetueshme. Kjo histeri kolektive shuhet pas daljes së projektit. Opozita e zbulon për Shën Valentin që po punohet te liqeni, sepse hyjnë te kategoria që Liqenin e shijojnë për shën Valentin. U themi që ne vijmë përditë nga liqeni sepse këtu po ndodh një mrekulli. Vaj medet po mos të kishim Shën Valentin se opozita nuk do të dilte nga Liqeni. Kam qenë me qytetarët kur prezantuam projektin. Unë punoj me njerëz që e duan Tiranën çdo ditë jo ad hoc. Nuk politizohet çdo vepër e mirë për të krijuar histeri. Unë dua të bëj histori, ata në Tiranë bënë histeri dhe këto janë dy botëkuptime të ndryshme", - u shpreh Veliaj.

Trending Videos - 27 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 27, 2024