Report TV - Baleti “Impakt” e “Table” rikthehet sot në Teatrin e Operës dhe Baletit

By : Report TV

Published On: 2016-03-09

2 Views

01:39

?Impakt? e ?Table? është baleti që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në datat 9 dhe 10 mars. Premiera e realizuar dy vjet më parë pas një pune të madhe të trupës së baletit me koreografin portugez Daniel Cardoso, këtë herë mbahet me kontributin e artistëve shqiptarë.

Asistent koreografia Rovena Shqevi rrëfen s?e i kanë ruajtur të gjithë elementët e koreografit Cardoso për rikthimin e premierës të këtij baleti modern në skenë.

Balerina e talentuar Ledia Sulaj, që ka shënuar disa suksese në premierat e këtij viti, kryesisht në baletin klasik, shprehet se iu përshtatet mirë edhe zhanreve moderne të baletit. Ndërsa balerini Eltjon Merja ka një mesazh për moshatarët e tyre që të mos zhyten në botën virtuale.

?Ta heqin nga dora atë telefonin se është shumë I dëmshëm thotë balerini?, duke premtuar se këtë do ta tregojnë më së miri me gjuhën e baletit.

Impact? është një rrëfenjë se si teknologjia sot ndikon në menyrën e të jetuarit, se si bota ka ndryshuar dhe si si njeriu ka evoluar bashkë me të.

Ndërsa ?Table? portretizon një botë e cila rrotullohet rreth një objekti i cili është shumë i zakonshëm por edhe shumë i rëndësishëm në jetët tona.

Në drejtimin artistik, skenografinë, kostumet dhe ndriçimin e Daniel Cardosos , të dyja pjesët koreografike, të cilat portretizojne tema të cilat janë shumë aktuale edhe sot, në shoqërimin e muzikës së Peter Gabriel , do të interpretohen nga balerinët e trupës së TKOB-së si Endri Shkoza, Eltjon Merja, Kristi Dalipi, Isida Molaymeri etj.

Trending Videos - 6 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 6, 2024