Report TV - Lugina e Valbonës, Mbretëresha e bukurisë së Alpeve shqiptare

By : Report TV

Published On: 2016-06-05

10 Views

02:25

Ky vend duket si një parajsë e krijuar nga zoti enkas për të shijuar qetësi e relaks, por mbi të gjitha mikpritjen dhe ushqimet tradicionale të Luginës së Valbonës në Tropojë.

Në ceremoninë e çeljes së sezonit kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, ftoi të gjithë të vizitojnë zonat turistike që ofron Lugina e Valbonës dhe Malësia e Gjakovës. Ndonëse turizmi është në hapat e parë ftesa për të vizituar këtë vend mbetet hapur për të gjithë.

Në çelje të sezonit turistik banorë të zonave ekspozuan në panairin ushqimore produkte të ushqimeve tradicionale të zonës.

Në Valbonë mbërrijnë çdo ditë me dhjetëra turistë jo vetëm nga Shqipëria por nga e gjithë Europa, kryesisht nga Gjermania, Suedia, Anglia etj. Lugina e Valbonës është turistike 12 muajt e vitit. Në verë ajo vizitohet për freskinë e bukurinë e gjelbër ndërsa në dimër kur bora mbulon gjithë zonën.

Trending Videos - 23 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 23, 2024