Report TV - Krimi makabër, Zani hesht para gjykatës, mbetet në burg

By : Report TV

Published On: 2016-09-26

0 Views

01:41

Gjykata e Vlorës dha masën e arrestit me burg për Jorgos Zanin, autorin e masakrës në Palasë, ngjarje që tronditi opinionin publik.

Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura bëhet e ditur se Zani nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen. Ndërsa përfaqësuesi i prokurorisë ka deklaruar se i akuzuari e ka pranuar autorësinë e krimit dhe se gjatë kohës që është marrë në pyetje rrinte duke qeshur. Ndërsa në momentin kur policia ka hyrë në banesën e tij për ta arrestuar, ai i është kundërpërgjigjur duke i gjuajtur me thika dhe hanxharë, që i kishte përdorur më parë për masakrimin e 12-vjeçarit.

Për këto arsye pritet që ndaj tij të kryhet edhe një ekspertizë psikike, e cila është urdhëruar nga Prokuroria e Vlorës për të përcaktuar përgjegjshmërinë ose jo të vrasësit për veprimet që ka kryer.

I braktisur dhe i urryer nga të gjithë, njeriu që i mori jetën një 12 vjeçari nuk ka shfaqur asnjë lloj reagimi në kafazin e hekurt, ku shoqërohej nga disa punonjës policie.

Nëse eskpertiza psikike do ta nxjerrë të papërgjegjshëm mendërisht, atëherë hetimi për këtë ngjarje pritet të shtrihet edhe tek mjekët e spitalit psikiatrik të Vlorës, të cilët e kanë trajtuar 30-vjeçarin Zani me diagnozën e ?çrregullimeve të personalitetit si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike" dhe e kanë lejuar të dalë sërish nga spitali me firmën e të atit.

Derisa të dalë përgjigjja e ekspertizës psikike, Jorgos Zani do të mbahet në ambientet e paraburgimit të Vlorës, por në një vend të veçantë nga të ndaluarit e tjerë.
30-vjeçari Jorgos Zani masakroi një 12-vjeçar, me të cilin kishte edhe lidhje gjaku. Pas vrasjes së të miturit, Zani ka vazhduar me dhunimin e trupit të tij, duke i prerë kokën.

Minoreni banonte në Greqi dhe kishte ardhur për pushime në Palasë tek gjyshja. Autori i këtij krimi në fshat njihet si person me probleme mendore. Sipas policisë, ai është ndaluar ndërsa vazhdonte të dhunonte kufomën e adoleshentit, edhe pasi ai kishte ndërruar jetë.

Trending Videos - 25 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 25, 2024