Report TV - Durrës, planifikoi me detaje 1 vrasje, arrestohet 29-vjeçari

By : Report TV

Published On: 2016-09-26

0 Views

01:51

Policia e Durrësit ka ndaluar Alfred Skonjën pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër kishin planifikuar një vrasje. 29-vjeçari në bashkëpunim me shokun e tij kishin ndërmarrë të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi.

Sipas burimeve të policisë Skonja ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe me qëllim që të dokumentoheshin veprimet e tij të jashtëligjshme.

Skonja, më datë 26.07.2016, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në Fushë-Krujë kanë vjedhur automjetin tip Volsvagen me targa AA 029 MM, në pronësi të shtetasit R.B. 22 vjeç, banues në fshatin Zheje, Kurbin, ndërsa targat i përkasin mjetit tip Peugeot në pronësi të shtetases R.B. 37 vjeçe, banuese në Durrës, të vjedhura më datë 18.07.2016.

Ata kishin parashikuar që automjetin e vjedhur ta digjnin me benzinë pasi të kryhej vrasja.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar automjeti tip Volsvagen me targa AA 029 MM dhe veshje, kapele, kokore dhe lëndë djegëse benzinë. Për arsye të hetimit nuk bëhet i ditur emri i personit që do të ekzekutohej dhe shkaqet e kësaj vrasjeje potenciale.

Skonja nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

Trending Videos - 25 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 25, 2024