Report Tv zbardh skenarin e opozitës për 27 janarin, protesta do zgjasë 4 orë, nuk do të ketë çadër

By : Report TV

Published On: 2018-05-10

0 Views

01:45

Në datë 27 janar opozita PD-LSI ka lajmëruar se do të protestojnë para kryeministrisë kundër qeverisë Rama. REPORT TV ka zbardhur detaje nga organizimi i protestës së opozitës. Në PD dhe LSI janë ngritur dy grupe pune për të përgatitur protestën. Nga Partia Demokratike është Sekretari për Burimet Njerëzore, Fatbardh Kadilli dhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi që janë duke u marrë me detajet mbi të cilat do të organizohet protesta.

Ndërsa nga LSI është Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Brahimllari, krerët e degëve, drejtuesja e LRI-së, Floida Kërpaçi dhe një grup deputetësh që merren me pjesën e protestës. Protestuesit do të mblidhen në selitë përkatëse dhe më pas do të marshojnë nga sheshi ?Skënderbej? në drejtim të drejt Bulevardit. Protesta pritet që të zgjasë deri në 4 orë. Nga burimet e REPORT TV opozita nuk do ngujohet para Kryeministrisë, pra nuk do të kemi një tjetër çadër.

Trending Videos - 17 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 17, 2024