Report TV - Persona të armatosur dhe me maska grabitën një 70 vjeçar

By : Report TV

Published On: 2018-05-11

0 Views

01:39

Përveç Fierit sot u krye një tjetër grabitje, këtë herë në qytetin e Delvinës. Persona të paidentifikuar grabitën 70-vjeçarin Myslim Osmani rreth orës 07:00 të mëngjesit. Ai punonte si kambist, autorët janë futur në banesë duke e dhunuar, ndërsa i kanë marrë rreth 2.5 milionë lekë (2.2 milionë lekë dhe 3 mijë euro). Autorët e kishin studiuar të moshuarin, pasi sapo i kishte tërhequr paratë nga banka, ndërsa përpos tij lidhën edhe vajzën në banesë dhe u hodhën telefonat.
Myslim Osmani tregon për Report Tv momentet e tmerrit që përjetoi gjatë grabitjes, ndërsa thotë se autorët janë nga Saranda ose Vlora, jo nga Delvina. ?Më lidhën, ata thanë mbaroi ky, e lidhën edhe vajzën dhe i thanë do të na japësh paratë. Ngrihet vajza i merr dhe ua jep, na lidhën prapë pastaj në kolltuqe. Na lidhën me çarçafë, nuk ikja dot, 20 minuta derisa premë ato që na lidhën. Telefonat na i morën dhe na i hodhën poshtë, edhe timin edhe të vajzës.

Nuk ua hoqa dot kapuçin, kur më qëlloi i vendosa dorën në fyt, i doli pak fytyra, ishte rrumbullak. Armë nuk e di a kishin, pasi nuk i nxorën. Më morën 22 milionë lekë dhe 3 mijë euro. Ato që kisha, i tërhoqa nga banka e Delvinës për t?i çuar në Sarandë. Nuk do i çoja sot. Autorët nuk janë nga Delvina, ose nga Saranda ose nga Vlora. Nuk flisnin fare, nuk ua dëgjova zërin. Vajza bërtiti, lajmëroi fqinjët, të cilët lajmëruan policinë. Policia vonoi një orë, në orën 07:40 më grabitën, kur po dilja për në valutë, policia erdhi pas orës 08:00? deklaroi ai.

Trending Videos - 13 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 13, 2024