Report TV - Durrës, 'Pse më shikon shtrembër'/Si u vra 16 vjeçari nga moshatari i tij

By : Report TV

Published On: 2018-05-11

0 Views

03:13

DURRES - Zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit Devi Lala, i cili mesditën e djeshme vrau me thikë 16-vjeçarin Angelo Gjokazaj. Autori i krimit ka rrëfyer se gjithçka nisi nga një sherr banal, pasi sipas tij, viktima e kishte parë shtrembër në lagje dhe pasi ishin ofenduar, janë përleshur fizikisht. Në këtë moment, Lala pranoi se e ka goditur disa herë me thikë Angelon, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup, të cilat i shkaktuan edhe vdekjen në Spitalin e Durrësit.

"U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u hasa me Anxhelon. Po më shikonte. Pse më shikon i thash, ka ndonjë gjë për të parë?! Ai më ofendoi, më shau. I thash, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht.

Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë. Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjaknxehtësi e sipër. Por, pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku. Në këtë moment u tremba dhe u largova, pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëri-tjetrin", ka thënë Devi Lala.

Trending Videos - 26 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 26, 2024