Berat, 51-vjeçari zhduket prej 6 ditësh gruaja:Doli nga shtëpia që pa gdhirë

By : Report TV

Published On: 2018-05-12

7 Views

03:14

BERAT-51-vjeçari Kasëm Brisku banues në fshatin Fier-Mimar të ish-komunës Kozare është zhdukur nga banesa prej 6-ditësh dhe askush nuk di asgjë për fatin e kryefamiljarit. Ka qenë mëngjesi i së martës së dt.27 Shkurt,hera e fundit që është parë nga familjarët e tij,që kur janë zgjuar në mëngjes nuk e kanë gjetur në shtëpi dhe nuk e kanë parë më që prej asaj dite.

Pasi kanë pritur deri nga pasditja e së martës, familjarët kanë filluar ta kërkojnë në fshatrat përreth, tek të afërmit si dhe në qytet por pa asnjë rezultat. Pasi nuk kanë mundur dot ta gjejnë familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë. Bashkëshortja e Kasëmit, Xhevaire Brisku shprehet se bashkëshorti i saj nuk dilte asnjëherë nga banesa pa njoftuar se ku do shkonte dhe atë mëngjes askush nuk e ka ndjerë kur ka dalë nga shtëpia.

Trending Videos - 25 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 25, 2024