Report TV - Ernis Çili prezanton për herë të parë gruan: Në fillim ishte xheloze për mua

By : Report TV

Published On: 2018-05-12

0 Views

04:23

Këngëtari dhe regjisori Ernis Çili ka prezantuar për herë të parë publikisht bashkëshorten e tij Olta Vrapi Çili dhe dy fëmijët e tyre. Duke folur në një intervistë në emisionin e ?Rreze Dielli?në Report TV, Ernisi dhe Olta kanë treguar se si janë njohur dhe fillimet e historisë së tyre.

?Jemi njohur nga një shoqëri e përbashkët. Dy shoqe të mija të fakultetit e njihnin Ernisin, por unë nuk e njihja si këngëtar në atë kohë?-ka treguar Olta.

Pikërisht duket se ky fakt e ka tërhequr edhe më shumë Ernisin drejt saj. ?Unë në atë kohë mund të them se njihesha disi, por çuditërisht Olta nuk më njihte fare, në atë kohë dhe kjo më ngacmoi?- tha këngëtari.

Bashkëshortja e tij pranoi se në fillim e vështirë të mësohej me oraret e të shoqit i cili shpesh kalon orë të tëra në studion e tij të produksionit ku realizon videoklipe apo prodhime të tjera audio-vizuale. ?Ernisi humbet kur futet në studio. Në fillim më bënte shumë përshtypje, dhe e vuaja, ndërsa tani nuk e ngacmoj dhe pres që të më marrë vetë. ?- tregoi Olta.

Trending Videos - 6 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 6, 2024