Report TV - SHBA e shpalli ‘non grata’, Doshi: S’kam pse jap shpjegime, s’kam qenë ministër

By : Report TV

Published On: 2018-05-14

2 Views

00:56

TIRANE-Një ditë pas vendimit të SHBA, që e shpalli ?non grata? duke i ndaluar hyrjen në Amerikë, deputeti i PSD, Tom Doshi është shfaqur i qetë, ndërsa ishte i pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku është anëtar. Në komision deputeti i zgjedhur në Shkodër nuk ka qëndruar për shumë minuta, pasi është larguar. I pyetur nga Report Tv, Doshi nuk ka pranuar që të flasë për arsyet e vendimit të SHBA, ndërsa është mjaftuar vetëm me fjalët se nuk ka qenë ministër dhe nuk ka pse jep shpjegime.

Jam shprehur një herë, pse përditë do shprehem? Për çfarë t?u sqaroj, s?kam qenë ministër. Pse të jap shpjegime. Ika se kam një takim, e morët përgjigjen

Tom Doshi
Tom Doshit dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA. Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi është zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Në vendimin e publikuar në faqen e DASH, thuhet se "në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë".

Trending Videos - 18 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 18, 2024