Ora News - Bie nga kati i pestë, vdes pronari i një pike këmbimi valutor në Shkodër

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-05-15

18 Views

00:04

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Albin Hiluku 57 vjeç gjeti vdekjen mesditën e së enjtes në mënyrë tragjike në qytetin e Shkodres.

Ai ka qenë në ballkonin e banesës së tij, në katin e pestë të një pallati në zonën e njohur si ?Sahati?, kur ka humbur kontrollin duke përfunduar i pajetë në katin e parë.

Ka qenë e kotë dhenia e ndihmës së parë për këtë shtetas, pasi renia ka rezultuar fatale për të.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti autoambulanca dhe forcat e policisë, të cilat sëbashku me grupin hetimor, nisën punën për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Sipas të dhënave të para, mësohet se 57 vjeçari ka qenë i vetëm në banesë në momentin e ngjarjes së rëndë, pasi bashkëshortja dhe fëmijët e çiftit ndodheshin në punë dhe shkollë.

Me të mësuar lajmin, bashkëshortja ka mbërritur me urgjencë në banesë, ku ka parë trupin e pajetë të burrit.

Policia do të bëjë marrjen në pyetje të familjarëve, për të kuptuar nëse ngjarja ka qenë aksidentale, apo shtetasi në fjalë ka patur kohët e fundit probleme që mund ta kenë shtyrë drejt marrjes së një vendimi fatal për jetën e tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bie-nga-kati-i-peste-vdes-pronari-i-nje-pike-kembimi-valutor-ne-shkoder

Trending Videos - 11 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 11, 2024