Ora News - Kosova jo Shqipërisë, Gjykata vendos lirimin e Babales: I rrezikohet jeta

By : Ora News Lajme

Published On: 2018-10-12

0 Views

01:23

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Kosovës ka rrëzuar vendimin për arrestimin e Albert Veliut me kërkesë të Shqipërisë. Seanca nisi në orës 15:15 minuta dhe ka zgjatur 95 minuta.

Në nisje të procesit, prokurori i çështje ka paraqitur urdhrin ndërkombëtar të kërkimit ndaj të ashtuquajturit Babale si dhe ligjin e bashkëpunimit ndërkombëtar me qëllim ekstradimin.

Pas kësaj para togave të zeza Veliu ka kërkuar vazhdimin e azilit pasi në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Teksa avokati i tij Tomë Gashi është shprehu se kjo çështje mund të konsiderohet skandali më i madh juridik në Kosovë, pas atij të ekstradimit të gjashtë shtetasve turq.

Albert Veliu me qëllim apo pa qëllim, me dashje apo pa dashje, është i implikuar në një skandal tepër të madh në Republikën e Shqipërisë.

Saqë duke e konsideruar se jeta e tij është e rrezikuar, ai së bashku me djalin Ledion Veliu i moshës 18 vjeçare, ka kërkuar azil politik në vendin më të varfër në Evropë që është Kosova.
Gashi ka shtuar se tashmë gruas dhe djalit tjetër të Veliut tashmë i është dhënë azil në Belgjikë. Në maj të këtij viti Veliu u largua nga Shqipëria pas publikimit të audiopërgjimit.

Në atë kohë ai u emërtua dëshmitari x, i cili denonconte se kishte biseduar më vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për trafik të lëndëve narkotike, çështje e cila tashmë ka ndezur debatin politik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kosova-liron-nga-burgu-babalen

Trending Videos - 29 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 29, 2024