'Isha i pirë'/ Gjykata e Beratit vendos lirimin e 66 vjeçarit, abuzoi seksualisht me të miturin

By : Report TV

Published On: 2020-12-05

5 Views

00:35

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për pedofilin 66 vjeçar me iniciale R. O. Ai është akuzuar për "ngacmim seksual" ndaj 16-vjeçarit me iniciale K.J.

Pedofoli 66-vjeç ka mbërritur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe seanca e dhënies së masës së sigurisë ndaj tij është kryer me dyer të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve. Prokurori i çështjes,Tasim Puci,i ka kërkuar gjykatës vlerësimin "të ligjshëm" të arrestimit të tij dhe dhënien e masës së sigurisë "arrest me burg". Prokurori Tasim Puci i ka argumentuar kërkesat e tij para gjykatës me dëshminë e dhënë në polici e prokurori nga 16-vjeçari K.J,që ka rrëfyer të gjithë kalvarin e ngacmimeve seksuale prej disa muajsh dhe në bazë të raportit mjeko-ligjor që ka konstatuar shenja të dukshme të ngacmimit seksual tek djali 16-vjeçar.

Gjyqtari Durim Hasa, pasi ka dëgjuar palën akuzatore dhe atë mbrojtëse ka vendosur ta lërë të lirë 66-vjeçarin, duke i caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje".

R. O u arrestua nën akuzën e "ngacmimit seksual" ndaj një 16-vjeçari. Ka qenë ky i fundit që e ka denoncuar të moshuarin në polici mbrëmjen e së Shtunën,duke treguar gjithë historinë disa mujore të ngacmimeve seksuale që kishte ushtruar ndaj tij R. O,që rezulton të jetë komshiu i tij.

Prokurori Tasim Puci, ka deklaruar se, prokuroria kërkoi lënien e Oços në burg, ndërkohë që në sallën e gjyqit R. O ka thënë se ditën e ngjarjes ishte i pirë dhe se ishte në një marrëdhënie me pëlqimin e të dyve me 16-vjeçarin, prej disa kohësh.

Trending Videos - 16 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 16, 2024