Report Tv- ‘Luani me sy të nxirë në Fier’, reagon Klosi: Urgjentisht ka nisur aksioni

By : Report TV

Published On: 2018-10-17

10 Views

02:06

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka reaguar pas lajmit të britanikes ?Daily Mail?, për Safari Park Zoo lidhur me gjendjen në të cilën ndodhen kafshët në këtë kopsht zoologjik.

Në një status në Facebook, Klosi njofton se ka urdhëruar nisjen e një aksioni nga Inspektoriati i Mjedisit, Policia e Shtetit dhe Shoqata për Mbrojtjen e kafshëve, për të bërë zhvendosjen e kafshëve nga ky kopsht dhe për t?i marrë ato në mbrojtje.

Ministri e konsideron ngjarjen si të turpshme.

Në përgjigje të lajmit të publikuar në Daily Mail dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme, ku jetojnë disa kafshë në një kopësht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit. Aksioni do të vijojë edhe nesër deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj ngjarje të turpshme!
Faleminderit për cdo mesazh tuajin!

Trending Videos - 28 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 28, 2024