Report TV - Qarkullonte në ambiente publike me armë zjarri, arrestohet 21-vjeçari në Lezhë

By : Report TV

Published On: 2018-11-07

0 Views

00:35

Një 21-vjeçar është vendosur këtë të mërkurë në pranga nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, pasi po qarkullonte në ambiente publike me armë zjarri me vete. Report Tv raporton se bëhet fjalë Margenat Jakun, banues në Lezhë.

21-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës material një armë zjarri tip ?Smith? me 5 fishekë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Trending Videos - 26 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 26, 2024