Ndalesa në mes të autostradës për pasagjerët, rrugorja gjobit drejtuesit e furgonëve

By : Report TV

Published On: 2019-01-23

1 Views

01:00

Në kuadër të aksionit për marrjen e masave dhe kontrolleve dhe për rritjen e sigurisë së transportit rrugor policia e Shtetit paralajmëron drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdeshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor pasi ndryshe do të ndëshkohen.

Policia ka publikuar disa raste të ndëshkimeve të shoferëve të automjeteve të trasportit publik, ku drejtuesit e mjeteve ndalojnë kudo në rrugë për të marrë pasagjerë duke vepruar në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor. Përmes një njoftimi të saj policia e shtetit thotë se të cenosh sigurinë e një rruge të tërë për të marrë një pasagjer më shumë, është shkelje e rëndë, si për drejtuesin e mjetit, ashtu dhe për pasagjerët që rrinë në anë të rrugës dhe jo në vendin e caktuar për këtë shërbim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Transporti publik dhe mjetet e destinuara për këtë lloj transporti, janë për t?i shërbyer qytetarëve, sipas intenerarit të përcaktuar nga autoriteti përkatës. Të ndalosh kudo dhe ku të mundesh, nuk është shërbim, por shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe burim për aksidente rrugore.

Të cenosh sigurinë e një rruge të tërë për të marrë një pasagjer më shumë, është shkelje e rëndë, si për drejtuesin e mjetit, ashtu dhe për pasagjerët që rrinë në anë të rrugës dhe jo në vendin e caktuar për këtë shërbim.Siguria juaj, obligimi ynë, kontribuo edhe ti, respekto rregullat e qarkullimit rrugor.

Trending Videos - 1 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 1, 2024