Report Tv - Opozita proteston para Kryeministrisë, Rama nga Vlora: Kanë frikë nga drejtësia

By : Report TV

Published On: 2019-02-16

0 Views

02:07

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Vlora se opozita po proteston para Kryeministrisë në Tiranë, pasi ka frikë nga drejtësia e re, pasi shumë prej tyre, sipas tij duhet të japin llogari për atë që kanë bërë. Kreu i qeverisë u shpreh se PD dhe LSI-ja duan që të bëjnë gjullurdinë, por Shqipëria ka zot, tha ai. Opozita e ka akuzuar Ramën se ka ardhur në pushtet me blerje votash, por Rama nga Vlora iu përgjigj Kryemadhit duke thënë se 'Na tregon ne doktoresha blerjen e votës, nëse ka në Shqipëri një fabrikë që ka blerë votën dihet se kush është'. Takimi në Vlorë u cilësua nga opozita si një anti-miting i kreut të qeverisë për të shuar sipas saj peshën e protestës së opozitës së bashkuar. Por, Rama tha se takimi ishte në kuadër të turit ?Bashkia që duam?, ndërsa referuar sheshit që ishte mbushur, shtoi se nuk iu desh një muaj kohë sa opozitës, pasi sipas tij, njerëzit e bëjnë dallimin mes dy botëve.

Trending Videos - 18 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 18, 2024