Rama sot në parlament: Më kanë kritikuar dhe mallkuar për paudhësitë e Metës

By : Report TV

Published On: 2019-06-13

0 Views

02:49

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi gjatë seancës plenare se votoi Ilir Metën si president për shkak se votat e PS në atë kohë nuk mjaftonin për të zgjedhur një emër tjetër. Por pavarësiht se tha se kanë marë shumë kritika lidhur me këtë vendim, kryeministri deklaroi se nëse do kthehej në kohë do bënte sërish të njëjtën gjë.

"Unë e kam votuar Metën si president. Të gjithë në këtë sallë kanë bërë të njëjtën gjë. Shumë më kanë kritikuar, jo pak më kanë mallkuar dhe sa shfaqet Meta me paudhësitë e tij, më përvishen mua.Nuk jam penduar, nëse do ktheheshim pas do bëjë të njëjtën gjë. Votat tona nuk mjaftonin për të zgjedhur një president. A e kam parashikuar unë që do e kthente postin një instrument për të udhëhequr bashkë me Saliun?! Jo! Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në zyrë me pëlqimin tonë.
Një president që argumenton një marrëzi sikur sheh filxhan dhe kur e pyesin ma përsërisni se nuk kam qenë mirë është për të ardhur keq. I uroj sot ta lexojë rezolutën e këtij kuvendi", tha Rama

Trending Videos - 27 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 27, 2024