Tiranë/ Nuk vendosën rripin e sigurimit, Policia në një javë gjobit 367 shoferë e pasagjerë

By : Report TV

Published On: 2019-07-24

2 Views

00:59

367 shoferë dhe pasagjerë në automjete janë gjobitur brenda një jave nga Policia Rrugore e Tiranës. Mësohet se këta persona janë ndëshkuar pasi qarkullonin në kryeqytet pa vendosur rripin e sigurimit. Për këtë shkelje autoritetet kanë shtuar patrullimet në kuadër edhe të sezonit turistik dhe kanë marë masa për shkeljet të cilat mund të jenë burim aksidentesh.

Po ashtu Policia bën me dije se në disa prej rasteve shoferët ose pasagjerët kanë reaguar duke vendosur menjëherë rripin e sigurimit për të shmangur gjobën por janë 'kapur mat' nga kamerat të cilët disponojnë në trup agjentët verifikues të Policisë Rrugore. Për më tepër ka dhe një video të publikuar nga vetë Policia e cila tregon aksionin e uniformave blu në terrenin e kryeqytetit.

Trending Videos - 5 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 5, 2024