Pas Metës edhe Murrizi i rrëzon Bashës 85%-in: Ta ka thënë edhe Berisha, nuk bëhesh dot lider

By : Report TV

Published On: 2019-08-08

1 Views

01:28

Deputeti i opozitës parlamentare, në radhët e Partisë Demokratike, Mylsim Murrizi vijon kritikat ndaj liderit demokrat Lulzim Basha. Ashtu si presidenti Ilir Meta edhe Murrizi i rrëzon Bashës shifrën 85% të cilën ai pretendon se e arriti pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Murrizi përgënjeshtron takimet e Bashës me strukturat në rrethe duke thënë se poston nga pushimet videot e xhiruara 7 ditë më parë.

Sipas Murrizit egoja politike për lidershipin e partisë la jashtë të gjithë figurat kryesore të saj duke i kujtuar Bashës kushtin e Sali Berishës se për t'u bërë lider duhet të fitojë zgjedhjet. Deputeti ironizon edhe protestat e opozitës duke thënë se ato bëheshin silencioze sa herë kritikoheshin nga ndërkombëtarët.Deklarata e plotë e Murrizit

Boll u talle me demokratet z basha

Mos i mashtro më,duke i mbajtur me shprese si laraska me ?hallatet?e demit.

Foli hapur dhe troç ,se halli yt dhe i tufës që të rrethon ne verbërinë e servilizmit pragmatist për një kocke pushteti, nuk është i njëjtë KURRE me hallin e qytetarëve OPIZITARE te Shqipërisë.

Shqiptaret vuajnë mjerimin e keq qeverisjes, arrogancen e qeverise, presionin e pushtetit, Ti tallesh me demokratet duke ju thënë se ke fituar 85 perqind.

I trajton demokratët si figurantë ne ? filmat? tuaj te tipit hollejvudian, duke i xhiruar para 7 ditësh dhe i shfaq me radhe që t'i shohësh nga plazhet e Europës.

Ke 7 ditë qe ke qene ne takim tek lokali i Prof Malit ne Divjake, dhe e shfaq dje si film, per te treguar se po ben namin me takime edhe ne sezon pushimesh.

Fakti qe disa ? lider? të opozitës së bashkuar kërkojnë të regjistrohen për zgjedhjet lokale imagjinare te datës 13 tetor, pa ndryshuar asgjë nga ajo çfarë nga data 19 shkurt mashtruat demokratët, tregon më së miri se mos futja në zgjedhje me datë 30 qershor, nuk paska qenë për arsye politike, por për arsye klimaterike.

A mund të thuash çfarë ka ndryshuar nga muaji maj që nuk u rregjistruat si grup çunash ? cuba? që një jave bënit protestë gangosh dhe një javë protestë silencioze langosh???

Përveç temperaturës së mjedisit, unë nuk shoh asgjë.

Pra ? cubat? që të kane mbajtur anën( mediu, duka dhe mona) paskan patur problem vapën për fushatë, jo Ramën!

Trending Videos - 28 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 28, 2024