Report TV - Festa e Kurban Bajramit dhe pushimet në Shqipëri, fluks turistësh në doganën e Morinës

By : Report TV

Published On: 2019-08-10

3 Views

04:00

Festa e Kurban Bajramit ka sjellë fluks në pikën e kalimit kufitar të Morinës që në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Si rrallë herë mijëra qytetarë të Kosovës, kanë zgjedhur këtë vit që festën e Kurban Bajramit, ta kalojnë në bregdetin shqiptar, por edhe për të pushuar në destinacionet e tyre të preferuara.

Duke u ndalur te shifrat, bëhet e ditur se që nga ora 05:00 e mëngjesit të kësaj të shtunë kanë hyrë 2463 mjete me 12486 shtetas.

Përballë këtij fluksi policia kufitare e Morinës ka ngritur traun e doganës duke operuar me procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë fluks të lartë pati edhe në hyrje për në Kosovë. Ndryshe nga Morina, që operon me procedurë të përshpejtuar, dogana e Kosovës, po punon me procedurë standarde të verifikimit të dokumenteve, duke sjellë në jo pak raste vonesa dhe radhë të gjata, sidomos gjatë mbrëmjes, kohë e kthimit të kosovarëve nga bregdeti shqiptar.

Trending Videos - 27 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 27, 2024