Ndjekje si në në filma/ 5 të plagosur, mes tyre 1 polic - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2020-02-04

0 Views

01:30

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dalin emrat e pesë personave që mbetën të plagosur në ngjarjen me sfond kriminal në Krastë të Elbasanit. Një makinë që ndiqej nga policia që nga qyteti i Korçës ka tentuar të çajë postbllokun e ngritur enkas për ndalimin e këtij mjeti në Krastë të Elbasanit. Në aksident është përfshirë dhe një autoshkollë, e cila dyshohet se ka qenë rastësisht aty dhe nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.Nga përplasja e të paktën 4 mjeteve, mbeti i plagosur ekektivi i policisë Eugen Abdurrazaku, si dhe shtetasit Diana Plaka, Durim Plaka (burrë e grua), Albert Cani (instruktor autoshkolle) dhe Adriana Mukja.Dyshohet se në këtë ngjarje me prapavijë kriminale, të ketë qenë dhe një mjet tjetër i përfshirë, që është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Pikërisht ky mjet dyshohet të ketë plagosur dhe punonjësin e policisë. Raportimet e para bënë të ditur se në vendngjarje ka pasur edhe të shtëna armësh, mirëpo ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me dinamikën e të gjithë kësaj situate.

Trending Videos - 2 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 2, 2024