Elbasan – Ndjekje si në filma, 5 të plagosur/ Makina godet dy mjete për t’i shpëtuar policisë

By : Top Channel Albania

Published On: 2020-02-04

2 Views

02:07

Ndjekja e një personi me precedentë penalë që nga Korça e deri në Elbasan përfundoi me një aksident të trefishtë në hyrje të Elbasanit ku mbetën të plagosur 5 persona, mes tyre edhe një punonjës policie.


Aldiron Shehu 27 vjeç nga Gjirokastra duket se është i njohur për policinë e shtetit. Ai lëvizte nga Korça në drejtim të Elbasanit me një mjet tip pasat me targa greke të falsifikuara. 27 vjeçari nuk i është bindur urdhrit të policisë në Korçë për t?u ndalur dhe ka vijuar rrugën e tij. Në Pogradec e ka pritur një tjetër postbllok policie, por përsëri ai ka mundur të kalojë, por policia i është vënë në ndjekje.

Në Librazhd policia edhe pse ka ngritur një postbllok të përforcuar nuk mundi ta ndalë 27 vjeçarin. E teksa një mjet tip benz i policisë e ndiqte, një postobllok edhe më i përforcuar e ka pritur atë në Elbasan, mes të cilëve edhe efektivët Shqiponja.

Policia kishte shtruar tel me gjemba për të bërë të mundur ndaljen e mjetit, por duhet se nuk ka funksionuar, ndërsa në vend të tij janë çarë gomat e mjetit të policisë që e ndiqte.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se në këto kushte punonjësit e policisë hapën zjarr, 27 vjeçari humbi kontrollin duke u përplasur me dy mjete të tjera. Për pasojë 5 persona mbetën të plagosur, mes tyre Eugen Abdurrazaku, punonjës policie i cili u dërgua ne spitalin e traumës në Tiranë. Të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Policia ka vënë në pranga 27 vjeçarin, Aldiron Shehu.

Fillimisht Policia e Shtetit tentoi të fshehë ngjarjen e rëndë duke e pasqyruar atë si një aksident të thjeshtë, por më pas në komunikatën zyrtare u bë publike ndjekja e 27 vjeçarit nga Gjirokastra. Policia thotë se nuk pati të shtëna me armë zjarri gjatë tentativës për të ndalur mjetin tip pasat, por një gjë e tillë hidhet poshtë nga dëshmitarët. Ngjarja ka krijuar panik tek punonjësit e bizneseve rrotull të cilët janë shtrirë përtokë dhe kanë tentuar të fshihen gjatë të shtënave, të paqartë se ç?po ndodhte.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel

Trending Videos - 28 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 28, 2024