Pa maska dhe distancim në markete, policia apel qytetarëve: Zbatoni masat dhe shmangni grumbullimet

By : Report TV

Published On: 2020-06-22

0 Views

01:00

TIRANË-Policia ka shpërndarë një video nga kontrollet që ka kryer në lokale dhe markete, ku njerëzit ashtu sikur Report Tv bëri vëzhgimin pak ditë më parë vijojnë që të jetë pa maska dhe nuk respektojnë distancën. Policia apelon qytetarët që të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Tiranës thekson se duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga virusi COVID-19, kërkojmë bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin tuaj për parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni.

"Respektoni protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin e tuaj dhe të të tjerëve, distancimin social, bëni kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive!

Mos qëndroni grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe mos pranoi shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat! Shmangni grumbullimet në ambiente publike, pasi janë në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe janë rrezik potencial për t?u infektuar dhe përhapur COVID-19!

Trending Videos - 28 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 28, 2024