Lokalet injorojnë masat anti-COVID në Vlorë e Berat, qytetarët pa maska,policia i ngre nga tavolina

By : Report TV

Published On: 2020-07-11

1 Views

02:39

Qytetarët, nga veriu në jug, duket se injorojnë përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura dhe ruajtjen e distancës ndërmjet njëri-tjetrin duke pasur një qëndrim të shkujdesur, shumë larg ndërgjegjësimit që po bashkëjetojmë më virusin.

Në Vlorë u zhvillua një kontroll nga task-forca ku u gjobiten 45 lokale, ndërsa në Berat pati rezistence të pronarëve të lokaleve ndaj policisë. Po kështu në Kukës, ku rastet me covid-19 janë në rritje, qytetarët e pranojnë vete se nuk i respektojnë masat.

Task-forca anti-covid ushtroi kontrolle mbrëmjen e së martës në disa lokale të Vlorës, ku u gjobiten subjektet që kanë neglizhuar protokollin e sigurisë shëndetësore dhe gjobat për bizneset shkojnë deri në 1 milionë lekë.

Drejtor i ISSH Vlorë, Lorenc Rexho tha se janë disa grupe kontrolli në terren për respektimin e masave anticovid dhe se po punohet paralelisht në Himarë dhe Sarandë.

?Do të vazhdojmë dhe nuk është vetëm në Vlorë por është në të gjithë vijën bregdetare. Një grup inspektimi është në Bashkinë e Himarës i cili do të funksionojnë bashkë me policinë e shtetit në bare.  Masat anticovid, për pajisjen me maska, doreza, dezinfektues nëpër ambiente ka qene pothuajse tek të gjithë por baret kanë neglizhuar me pjesën e distancimit të tavolinave", tha Rexho.

Trending Videos - 28 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 28, 2024