Report TV -Opozita bojkoton Kuvendin, por 2 deputetë s'binden/ Murrizi: S'do të votojmë Zgjedhoren!

By : Report TV

Published On: 2020-07-11

0 Views

02:15

TIRANE-Për herë të dytë opozita parlamentare bojkotoi seancën plenare të Kuvendit pas debatit për reformën zgjedhore. Kryetari i grupit Demokrat Myslim Murrizi u shpreh se bojkotoi është një provë se nuk do të votojnë draftin e reformës zgjedhore pa u hapur listat, por 2 deputetë nuk iu bashkuan duke qëndruar në seancë, përkatësisht Kostaq Papa dhe Fatjona Dhimitri. Por, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla iu kërkoi që të rikthehen dhe të diskutojnë, pasi socialisët janë dakord për një hapje të pjesshme të listave, jo të plotë si hap i parë. Pra, socialistët i qëndrojnë marrëveshjes së 5 majit, por për të kaluar draftin duhen votat e opozitës parlamentare, të cilët kërkojnë hapjen e listave, që refuzohet nga Lulzim Basha.

Trending Videos - 24 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 24, 2024