Report TV -Sot një viktimë, 125 raste të reja me COVID! Mosha mesatare e të prekurve 47 vjeç

By : Report TV

Published On: 2020-11-05

0 Views

03:08

Në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën dhe 125 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me koronavirus. Fatkeqësisht, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55 vjeçare nga Vlora pa sëmundje të tjera shoqëruese. Në 24 orët e fundit janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 125 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.

Trending Videos - 10 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 10, 2024