Shqiptarët kërkojnë mandate në Mal të Zi: Synojmë dy deputetë por edhe i treti i mirëseardhur

By : Ora News Emisione

Published On: 2020-11-05

1 Views

19:44

#tvora #rtvoranews
Mali i Zi mbajti sot zgjedhjet e 11-ta që nga hyrja e sistemit shumëpartiak. Profesor Doktor Martin Berishaj, ligjërues në Universitetin e Lubjanës dhe atë të Prishtinës tha se pjesëmarrja në votime ka qenë e lartë.

Për Rtv Ora, Berishaj tha se Gjykanoviç pas 31 vitesh në pushtet duhet të përmbushë detyrën e shtëpisë për anëtarësimin e vendit në BE.

Berishaj: Janë zgjedhjet e 11 parlamentare në Mal të Zi që prej hyrjes së pluralizmit. Zgjedhjet kanë shkuar mirë dhe pa eksese që do ti stigmatizonin. Shqiptarët në Mal të Zi janë në dy lista zgjedhore, Lista Shqiptare dhe Bashkë nji za. Shqiptarët gjithmonë edhe përtojnë të dalin në zgjedhje por sot ka ndodhur një gjë interesante. Partitë opozitare kanë dalë që në fillim të hapjes së kutive të votimit dhe është krijuar përshtypja se do të jenë zgjedhjet më të frekuentuara, me pjesëmarrje 73.4%. Gjukanoviç pas 31 vitesh që udhëheq Malin e Zi duhet të përfundojë detyrën e shtëpisë që ka, anëtarësimin në BE. Është me rëndësi si do të numërohen votat, problemi në Ballkan nuk është kush voton, por kush i numëron ato. Ne si listë shqiptare kemi të angazhuar 1289 komisionerë në të gjitha vendvotimet ku ka votues shqiptarë. Në Malësi të Madhe, rrethi i Tuzit ku janë 12480 votues ka qenë dalje e mjaftueshme. Në orën 21:00 parashikohen rezultatet preliminare. Si parti shqiptare parashikojmë marrjen e dy deputetëve, ka një ligj diskriminues.

Shqiptarët garuan me dy lista dhe Berishaj mohoi zërat për përçarje. Lista Shqiptare pretendon dy deputetë ndërsa shton se i mirëseardhur është dhe deputeti i tretë nga Bashkë nji za në parlamentin malazez 81 vendësh.


Berishaj: Lista Shqiptare i ka përmbledh të gjitha partitë, është hera e parë që shqiptarët dalin me një listë të gjithë atij rripit ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi. Nuk janë të përçarë shqiptarët në Mal të Zi. Asnjë nuk ka luftuar kundër njëra-tjetrës. Lista Shqiptare pritet të shkojë me dy deputetë. Jemi duke pritur nëse do të kalojë Bashkë një zi pragun, deputeti i tretë do të ishte i mirëseardhur.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/shqiptaret-kerkojne-mandate-ne-mal-te-zi-synojme-dy-deputete-por-edhe-i-treti-i-mireseardhur/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Trending Videos - 2 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 2, 2024