Rama mbledh shtabin elektoral: Synojmë 74 deputetë në zgjedhje! Shtyhet asambleja, riformatim FRESH

By : Report TV

Published On: 2020-12-05

0 Views

07:26

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme shtabin elektoral në selinë rozë ku ka dhënë porositë për të gjithë drejtuesit lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021. Ky takim erdhi pas disa ndryshimeve të bëra në disa qarqe në mbledhjen e grupit parlamentar në Elbasan, ku u ndryshuan kryetarët e qarqeve në Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Rama ka kërkuar nga anëtarët e shtabit dhe drejtuesit e grupeve të qarqeve që të sjellin një raport me të gjitha problemet dhe të punojnë fort pasi synimi në këto zgjedhje është të sigurojnë 74 mandate.

Gjithashtu në mbledhje u vendos që FRESSH dhe disa struktura të tjera do të riformatohen, ndërsa zhvillimi i Asamblesë u shty sërish deri në një kohë të pacaktuar.

Drejtues qarku në Shkodër u vendos Ilir Beqja, në Lezhë u vendos Lindita Nikolla. Ndërsa në Durrës u vendos vetë kryeministri Edi Rama.

Ndër qarqet problematike ka qenë Shkodra, e cila prej një viti ka qenë pa drejtues, pasi Vladrin Pjetri u hoq nga dekriminalizimi. Tashmë në këtë qark është vendosur Ilir Beqaj.

Sipas gazetares së "Report Tv", janë shtuar tensionet në radhët e ministrave, duke qenë se flitet shumë për ndryshime në qeveri, të cilat pritet të vendosen nga Asambleja.

Pas takimit, Rama u largua, ndërsa kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla u prononcua për mediat ku tha se u diskutua në lidhje me organizimin e fushatës elektorale. Balla deklaroi se në takim u diskutua për çështje të karakterit organizativ.

Më tej, Balla shtoi se takimi me shtabin elektoral do të jetë i përjavshëm për të dhënë porosi të qarta për zgjedhjet

Trending Videos - 2 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 2, 2024