Report TV -'Jemi favorit në Ligën e Kombeve', Dede analizon kombëtaren: Tani s'do shqetësohemi më

By : Report TV

Published On: 2020-12-04

0 Views

12:19

Ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares Nevil Dede, për Report Tv, ka analizuar kuqezinjtë në prag të nisjes së Ligës së Kombeve, pasi nesër do të luajnë ndeshjen e parë në transfertë kundër Bjellorusisë. Dede është optimist për skuadrën kombëtare pasi deklaron: ?Ne jemi favorit për të dalë nga grupi. Besoj se do të bëjmë më të mirën.?

Më tej trajneri aktual i kombëtares U-19 ndan të njëjtin qëndrim me Shpëtim Duron, i cili të mërkurën për ?Report Tv? tha se kuqezinjtë kanë aktualisht në përbërje një ekip cilësor. Konkretisht Dede u shpreh?Duro ka thënë një të vërtetë. Aktualisht trajneri Reja ka në përbërje një ekip shumë cilësor. Kemi lojtarë të cilët luajnë në Seria A, madje dy portierët dhe kapitenin Hysaj, por kemi gjithashtu edhe lojtarë që aktivizohen në Bundesligë. Nuk mungojnë as të tjetër nga kampionate cilësore.?

Trending Videos - 12 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 12, 2024