Breshëri i madh dëmton pemët frutore në Konispol, përmbyten rrugët në Durrës, Lushnje dhe Lezhë

By : Report TV

Published On: 2020-12-23

0 Views

03:21

Shirat e parë për sezonin e vjeshtës kanë sjellë përmbytje të rrugëve në disa qytete të Shqipërisë. Një breshër i pazakontë ka rënë në Konispol, i cili ka dëmtuar pemët frutore në këtë zonë. Mandarinat kanë rënë përtokë duke shkaktuar dëme ekonomike për banorët. Ndërkohë që rrugë në qytetin e Durrësit janë përmbytur nga shirat e mëngjesit. Makinat kanë pasur vështirësi në qarkullim, ndërsa bizneset që ndodhen në katin e parë janë përballur me ujërat që vinin nga rrugët.

Reshje e dendura të shiut në qytetin e Lezhës kanë krijuar probleme në bllokun e banimit nga "11Janari" deri në lagjen "Besëlidhja". Uji ka vërshuar në mënyrë të menjëhershme duke krijuar vështirësi në lëvizje.

Trending Videos - 25 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 25, 2024