Report TV - Grabitja te Sheratoni, policia: Agresorët pa armë dhe pa maska

By : Report TV

Published On: 2016-04-27

4 Views

01:27

Një ditë pas grabitjes së bujshme të 180 mijë dollarëve pranë hotel Sheraton në kryeqytet policia jep detajet e ngjarjes. Në një njoftim zyrtarë blutë e Tiranës thonë se nga këqyrja e kamerave të sigurisë së biznesit ku ndodhi ngjarja rezulton se dy agresorët ende të paidentifikuar kanë qenë të paarmatosur dhe të pa maskuar.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se arkëtarit të një firme të këmbimit valutor i identifikuar si Sajmir Hasani 38 vjeç, dhe shoqëruesit të vlerave monetare të po kësaj pike këmbimi valutor B.XH 55, dy agresorët i kanë marrë çantën me 180 mijë dollarë.

Sipas policisë njëri nga autorët ka tërhequr çantën nga dora Sajmir Hasanit ndërkohë që bashkëpunëtori i tij ka goditur me shkelm shoqëruesin e tij. Të dy kanë marrë paratë dhe janë larguar me vrap drejt motorit që e kishin lënë vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja.
Dy personat qe u grabiten u shoqëruan nga policia në komisariatin nr.1, ndërsa hetuesit vijuan me marrjen e pamjeve regjistruara nga kamerat e sigurisë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së martës rreth orës16:00. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të kësaj vepre penale.

Ja njoftimi i policisë
Më datë 26.04.2016 rreth orës 16:00, në rrugën ?Dervish Hima?, tek ambientet e jashtme të një biznesi lokal, ka ndodhur një grabitje me dhunë, ku është marrë një shumë e konsiderueshme vlere monetare.

Nga hetimet paraprake dhe kqyrjes së kamerave në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se shtetasve S. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë arkëtar i një firme këmbimi valutor, B. Xh., 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të kësaj pike këmbimi valuator, në momentin që kanë dalë nga një bankë e nivelit të dytë, u janë afruar dy persona pa maska dhe pa armë, ku njëri nga dy autorët e kësaj ngjarje i ka marrë çantën me shumën monetare shtetasit S. H., ndërkohë bashkëpuntori ka goditur me shkelm shoqëruesin, shtetasin B. Xh dhe janë larguar me vrap drejt motorrit që e kishin lënë vetëm pak metra më larg.

Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësis së autorëve të kësaj vepre penale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale ?Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim?, parashikuar nga Neni 139/25 i Kodit Penal.

Trending Videos - 28 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 28, 2024