Report TV - Rama: PD frikë nga “Drejtësia” I kujton Berishës Gërdecin

By : Report TV

Published On: 2016-10-17

0 Views

01:42

Parlamenti pritet të votojë sot 6 projektligjet e paketës së Reformës në sistemin e Drejtësisë që bëjnë funksionale ndryshimet kushtetuese.

Më i rëndësishmi është ligji për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, Gjykatës Speciale dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, që ka për detyre luftën kundër krimit elitar.

Maxhoranca dhe opozita pritet të bashkojnë votat vetëm për një prej projektligjeve që cilësohet si më kryesori për luftën kundër korrupsionit.

Bëhet fjalë për projektligjin ?Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?, ose siç njihet ndryshe, ligji i SPAK-ut.

Ky është i vetmi projektligj që opozita ka deklaruar se do ta votojë, për shkak se në këtë draft janë reflektuar shqetësimet e pakicës, lidhur me kontrollin e figurës dhe pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të strukturave antikorrupsion.

Ndërkohë Partia Demokratike ka çuar dje në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Vettingun.

Sot Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër ndaj opozitës që pranon të votojë ligjin për SPAK dhe jo 5 të tjerat. Sipas Ramës, kjo është një hile e PD për ?t?i prerë kokën? sic tha ai, Reformës në Drejtësi.

Trending Videos - 2 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 2, 2024