Flasin futbollistët e rinj të Kombëtares

By : RTV KLAN

Published On: 2017-10-24

3 Views

01:05

Hysen Memolla dhe Valon Ahmedi janë dy prurjet e reja në Kombëtare. Christian Panucci vendosi t?i japë shansin të bëhen pjesë e kuqezinjve në takimet me Lihtenshtejnin më 2 shtator dhe Maqedoninë më 5 shtator. Për Memollën i cili luan me Hajduk Split është një mundësi që duhet shfrytëzuar.

Hysen Memolla (Futbollist i Kombëtares)

Nuk e prisja ftesën. Jam gati tani që më erdhi momenti dhe shpresoj të tregoj veten.

Hysen Memolla luan në krahun e majtë, pozicioni i Ansi Agollit, por thotë se do të ishte i kënaqur sikur të luante edhe 1 minutë. Valon Ahmedi, i cili është pjesë e Maribor luan sulmues. I lindur në Ohër ai kishte mundësinë të luante edhe me Maqedoninë, por zgjodhi Shqipërinë që e përfaqësoi më parë me skuadrat e moshave.

Valon Ahmedi (Futbollist i Kombëtares)

Do të ndjehesha krenar që të luaja vetëm 1 ndeshje te Kombëtarja Kuqezi, se sa të gjitha te Maqedonia, e kam bërë zgjedhjen me zemër.

Kombëtarja po zhvillon përgatitjet në Tiranë në prag të sfidave kualfiikuese të botërorit. Trajneri Christian Panucci zgjodhi stadiumin ?Selman Stërmasi? për seancat stërvitore.

Tv Klan

Trending Videos - 3 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 3, 2024