Video-dokument/ Makina e atentatorëve duke shkuar për të ekzekutuar biznesmenin shqiptar

By : RTV KLAN

Published On: 2021-11-17

34 Views

01:14

Televizioni grek “Mega” ka publikuar një sekuencë nga kamerat e sigurisë së një karburanti në Athinë, vetëm pak metra larg vendit ku u ekzekutua biznesmeni shqiptar Mario Diamanti.

Në këtë video-dokument, duke makina tip BMW ngjyrë e zezë me xhama të zinj që po shkon drejt vendit ku u ekzekutua 37-vjeçari.

Automjeti ishte i vjedhur në 18 Tetor të këtij viti në lagjen “Glyfada” të Athinës. Atentatorët, që besohet të kenë qenë të paktën dy persona, hapën zjarr në drejtim të 37-vjeçarit Diamanti, duke e lënë të vdekur si dhe plagosën kushëririn e tij.

Pas ngjarjes, autorët u larguan me shpejtësi dhe makina u gjet e djegur pak minuta më vonë, një skenë e ngjashme kjo me atentatet që ndodhin edhe në Shqipëri.

Biznesmeni 37-vjeçar Mario Diamanti ishte pronar i karburantit dhe person me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë i arrestuar për vrasjen e një shqiptari në vitin 2010 në Athinë, por u lirua më pas pasi nuk u provua dot nëse ishte ai ekzekutori apo jo. Diamanti ka qenë gjithashtu i arrestuar edhe për trafik kokaine.

Sipas shtypit të Athinës, policia greke dyshon se vrasja mund të jetë porositur nga Shqipëria që konsiderohet “i ashpër” për mënyrën se si vepron. Shkak besohet të ketë qenë një borxh i viktimës prej 200 mijë Euro që ka lidhje me trafikun e drogës. /tvklan.al

Trending Videos - 29 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 29, 2024