Benzi përplas këmbësoren, “e ngjesh” pas makinës së parkuar

By : RTV KLAN

Published On: 2022-11-16

278 Views

02:00

Një aksident ka ndodhur në ditën e sotme në Fier, ku një qytetare është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në rrugicat e lagjes “1 Maj”. Në videon e siguruar nga gazetarja Anila Sefa, duket automjeti tip Benz që teksa lëviz pas, përplas këmbësoren e cila kalonte aty pranë, duke e ngjeshur pas një makine tjetër të parkuar.

Drejtuesi i mjetit duket se nuk e ka vënë re këmbësoren që po kalonte pas automjetit. Nga përplasja, qytetarja ka pësuar dëmtime. Ajo u dërgua menjëherë në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në ndihmë të këmbësores që u përplas nga Benzi shkuan edhe qytetarë të tjerë të cilët ndodheshin aty pranë. /tvklan.al

Trending Videos - 29 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 29, 2024