Pamjet e rënda, këmbësorja “fluturon” në ajër pasi përplaset nga makina

By : RTV KLAN

Published On: 2021-11-03

141 Views

00:29

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë të mërkurës në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Një këmbësore është përplasur nga makina teksa po kalonte rrugën. Siç duket nga këto pamje të siguruara nga gazetari Besar Bajraktaraj, përplasja ka qenë shumë e fortë.
E reja pasi ka parë që drejt saj po vinte një makinë është munduar që të kthehet mbrapsht, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar aksidentit. Nga përplasja, e reja është ngritur në ajër dhe është hedhur disa metra më tutje. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë mbetur të shokuar.
Këmbësorja ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas gazetarit, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, por deri më tani nuk ia kanë komunikuar masën e arrestit./tvklan.al

Trending Videos - 29 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 29, 2024