Pamjet e aksidentit tek “Kthesa e Arbanes” ku vdiqen dy persona

By : RTV KLAN

Published On: 2018-05-08

2 Views

00:33

Një ish- efektiv i Policisë së Shtetit dhe djali i policit në komisariatin Nr.1, u plagosën rëndë dhe më pas ndërruan jetë në spital pas një aksidenti tragjik qe ndodhi mbremjen e mërkurës në aksin rrugor Vaqarr- Ndroq.

Ish- efektivi i policisë Ardian Xhavara dhe Edison Sefa 22 vjeç mbetën të vdekur pasi mjetet me të cilat ata po udhëtonin u përplasën kokë më kokë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e dy personave. Ata janë dërguar të gjallë në spital.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve të dy drejtuesit ndërruan jetë herët në mëngjes, nga trauma dhe hemorragjia e brendshme. Nga veprimet e para në vendin e ngjarjes, policia konstatoi se Xhavara udhëtonte me mjetin ?Toyota? ndërsa Sefa me mjetin Mercedez Benz?. Ende nuk janë të qarta motivet e aksidentit. Dyshimet e policisë janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të përgjumjes së një prej drejtuesve të mjeteve, ose një parakalim i gabuar.

Tv Klan

Trending Videos - 5 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 5, 2024