Rama: Sa te jemi ne ne pushtet, s'ka shans qe vendi te mbetet pa drejtesi

By : RTV KLAN

Published On: 2018-05-11

0 Views

18:00

Në replikë për votën e Shqipërisë në OKB u përfshi edhe Kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria me Amerikën nuk ndahet nga vota në OKB.

Duke komentuar deklaratat e Bashës dhe Berishës, Rama tha se opozita ka humbur pushtetin e arsyen. "Politika juaj është jerm, baltë, përpëlitje. Sepse ajo e shkreta dhe e mallkuara reforma në drejtësi, që u votua këtu, sepse ai vettingu që nuk e ndalët dot, sepse kjo partia këtu që nuk e ndalët, ju kanë futur në një hall shumë të madh".

Sa të jetë kjo parti në qeveri ju nuk keni asnjë shans që ky vend të mbetet pa drejtësi, theksoi më tej Rama teksa shtroi pyetjen:

"Sot këtu ju flisni për Jeruzalemin, sot këtu votohet për KLP-në dhe KLGJ-në. A mund të na thoni përse nuk votoni ju, 3 herë rresht? Përse nuk i votoni Sali krijimin e organeve të reja të drejtësisë?"./tvklan.al

Trending Videos - 27 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 27, 2024