Rudina/ Gjyste Vulaj: Rita Ora ka perdorur pa leje muziken e bashkeshortit tim (04.06.2018)

By : RTV KLAN

Published On: 2018-06-04

2 Views

01:25

Gjyste Vulaj është një nga këngëtaret më të njohura.
Në fillimiet e karrierës së saj nuk ka rënë në sy vetëm për zërin e saj, por edhe për stilin e veshjes sepse ajo ishte nga ato këngëtare që guxonte shumë.
Ajo ishte sot e ftuara e radhës në studion e ?Rudina? ku u pyet edhe për koncertin e një dite më parë të këngëtares Rita Ora. Gjyste Vulaj akuzoi se Rita Ora ka përdorur ?Vallen e Rrugovës? e cila sipas saj është version që e ka bërë bashkëshorti i saj Sokol Vulaj.
Rudina Magjistari: E ndoqe koncerin e Rita Orës dhe Ermal Metës?
Gjyste Vulaj: Për koncertin e Rita Orës s?dua të flas sepse ajo ka përdorur një insert të muzikës së Sokolit pa pyetur, por unë i uroj suksese. Është vallja e Rrugovës, atë version e ka bërë Sokoli para shumë shumë vitesh, diku 15-16 vjet më parë. Si kolegë që jemi duhet të kishte pyetur, por gjithsesi Rita Ora na ka zbardh fytyrën. U pendova që e thash.
Rudina Magjistari: Ke provuar të kontaktosh me të dhe ti thuash pse?
Gjyste Vulaj: Jo, jo. Tek e fundit është kënaqësi që Rita Ora mer një muzikë nga ne.