Aksidenti me 2 viktima, arrestohen drejtuesit e 2 makinave

By : RTV KLAN

Published On: 2020-01-06

2 Views

01:28

Shpejtësia tej normave të lejuara dhe një manovër e gabuar për t?u kthyer në një rrugë dytësore janë shkaku i aksidentit tragjik të së enjtes që u mori jetën 2 kalimtareve të rastit në rrugën e Porcelanit, në Tiranë.
Dy drejtuesit e automjeteve Edmond Murati, 36 vjeç dhe Etjon Lazri, 31 vjeç, që të dy banues në Tiranë dhe menaxherë në dy kompani të ndryshme, u arrestuan.
Policia thotë se pamjet filmike të disa kamerave të sigurisë dhe ekspertiza e kryer në vendin e ngjarjes provojnë se ata kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Kjo video e siguruar nga Tv Klan tregon momentin e përplasjes.
Mjeti tip Golf me drejtues Edmond Muratin, kthehet majtas, duke kaluar nga korsia e parë në korsinë e dytë, në të cilën vjen me shpejtësi në të njëjtin drejtim makina Beetle, e drejtuar nga Etjon Lazri.
Me manovrën për të hyrë në rrugën dytësore që të çon nga Kinostudio në Kodrën e Priftit, Murati i pret rrugën makinës së Lazrit.
Goditja është aq e madhe saqë makina e Etjon Lazrit përfundon në trotuar, ku ndodhen dy kalimtarë. Goditja i shkaktoi vdekjen e menjëhershme Erion Ballës, 36 vjeç dhe 72 ?vjeçares Hidajete Saliu.
Dy drejtuesit që shkaktuan aksidentin u morën në pyetje në polici dhe deklaruan se nuk e kishin kuptuar si erdhi përplasja, pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt.
Elton Lazri mësohet të këtë thënë se ai ka frenuar në momentet e fundit, por pa e shmangur dot përplasjen.
Nga testi i bërë rezultoi se drejtuesit nuk kishin konsumuar alkool, por ata akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Trending Videos - 21 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 21, 2024