Nje tjeter viktime nga Covid-19, 71 raste gjate 24 oreve te fundit

By : RTV KLAN

Published On: 2020-06-21

1 Views

03:39

Një tjetër viktimë është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri për shkak të koronavirusit. Mësohet se një 62-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në Spitalin Infektiv gjatë 24 orëve të fundit duke u bërë viktima e 44 për shkak të Covid-19. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh dhe ishte në gjendje të rëndë e i intubuar.

Ndërkohë vijon te këtë akoma një numër të lartë të infektuarish. Këtë të diel janë konfirmuar 71 raste pozitive që sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryesisht raste të reja, por edhe kontakte të rasteve të konfirmuara më parë.

?Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës?.

Shqetësuese është edhe numri i personave që janë shtruar në Spitalin Infektiv, ku gjatë 24 orëve të fundit ka pasur rritje.

?Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar?.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë shëruar 8 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1134. Aktualisht 784 persona janë aktivë me sëmundjen.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën apel që të gjithë qytetarëve të ruajnë distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, të ruajnë higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, të mbajnë maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.

?Qytetarët të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo pa shenja si dhe ata që janë të dyshuar dhe janë në pritje te përgjigjes, të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vetëizoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit. Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim. Me linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, është e rëndësishme të qëndroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127?./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Trending Videos - 11 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 11, 2024